Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëshorten e tij Anita Haradinaj, kanë hedhur votën e tyre në shkollën e mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Pasi kreu obligimin e tij si qytetar i Republikës së Kosovës, Haradinaj ftoi të gjithë qytetarët të dalin të votojnë dhe të mos i neglizhojnë këto zgjedhje.
‘’I ftoj qytetarët që të dalin e të votojnë, sepse është e rëndësishme. Kosovën e presin shumë punë, mos e neglizhoni daljen për të votuar’’, theksoi ai./gazetametro.net