Loading…
Vozitje 223 km/h, momenti kur policia e ndalon shoferin |VIDEO
  • 22/07/2018 | 09:56

...

Policia shqiptare vazhdon aksionin e kontrolleve të shtuara në komunikacion, sidomos në rrugën interurbane Tiranë-Durrës. Këto kontrolle po bëhen jo vetëm gjatë vikendit.


Gjatë 48 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka pezulluar 39 patentë shoferë për shejtësi tej normave të lejuara.

“Shpejtësi që varionin nga 140 km/h deri në ekstrem 223 km/h të konstatuara gjatë fundjavës ku drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative për OASh për pezullim të Lejes së Drejtimit”, njofton Policia e Shtetit.

Policia shqiptare njofton se qëllimi s’është masa administrative, por parandalimi i aksidenteve/shpëtimi i jetëve si pasojë e kësaj papërgjegjshmërie të këtyre drejtuesve të automjeteve, të cilët duke drejtuar makina prodhime të viteve të fundit, nuk respektojnë asnjë normë të qarkullimit në rrugë.

Policia Rrugore e Tiranës do shtojë akoma më shumë kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe apelon për më shumë përgjegjshmëri gjatë drejtimit të automjeti.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë