Loading…
Vrasja në Obiliq: Vrasësi dhe viktima ishin kolegë pune
  • 17/03/2018 | 19:54

...

Një vrasje që ka ndodhur sot në fshatin Babimoc ka tronditur qytetin e Obiliqit.

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pas rastit të ndodhur, dhe personi i arrestuar është me inicialet F.T i moshës 27 vjeçare.

“Një person F. T 1991 është arrestuar si i dyshuari i këtij rasti, policia po vazhdon hetimet deri ne sqarimin e plotë të rrethanave”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Veriu.info mëson se i dyshuari dhe viktima punonin në një fabrikë në Obiliq, ku edhe dyshohet se e ka zanafillën problemi.

Zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti e kontaktuar nga portali Veriu.info, nuk ka dashur të jap detaje në lidhje me vendin e punës të viktimës dhe të dyshuarit, duke thënë se për momentin fillimisht duhet njoftuar familjarët.

Detaje për vrasjen në Babimost të Obiliqit

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë