Loading…
VRIMA MISTERIOZE: Zbulojeni se për çfarë shërben vrima pranë kamerës së iPhone (Foto)
  • 13/07/2017 | 16:53

...

Gjeni se përse gjeneratat e fundit të iPhone, kanë një vrimë të vogël afër lentës së kamerës në pjesën e pasme të telefonave të Apple.


Apple ka mbushur vazhdimisht iPhon’ët e saj me karakteristika gjithnjë e më shumë emocionuese.

Por ka shumë risi që ndoshta nuk i keni vënë re ndonjëherë, duke përfshirë një vrimë të vogël anash kamerës, shkruan gazetametro.net.

Te iPhone 7, 7 Plus e edhe te gjenerata 6s, mund të shihni një vrimë të tillë.

Pra, çfarë në të vërtetë është kjo vrimë e vogël?

Në të vërtetë ajo është vetëm një mikrofon i vogël i projektuar për të kapur tinguj që vijnë nga drejtimi i letës.

Ajo u prezantua për herë të parë në iPhone 5S, raporton Gazeta Metro.

IPhone tani e ka këtë mikrofon, si dhe dy të tjerë, një në krye dhe tjetrin në fund.

Kjo do të thotë se mund të marr zërin pa marrë parasysh se si pronari i iPhone po mban në dorë atë.

Kur u njoftua për herë të parë se iPhone do të ketë tre mikrofonë, Phil Schiller i Apple tha: “Ne nuk i kemi dy, por tri mikrofona”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë