Loading…
Vriten dy boshnjakë në Siri
  • 11/03/2018 | 22:16

...

Dy shtetas të Bosnjë e Hercegovinës, të cilët po luftonin në anën e ISIS-it janë vrarë në një sulm me dron në Siri, raportojnë mediat boshnjake.


Sipas këtyre mediave, agjencitë e sigurisë së Bosnjë dhe Hercegovinës janë njoftuar se në luftime kanë humbur jetën Naser Arnaut nga Sarajeva dhe Ines Mixhiq nga Bihaqi, dhe që të dy ata janë vrarë në mars të këtij viti, transmeton KP.

Mixhiq në Siri njihej si Salahadin Al Bosna, ndërsa Naser Arnaut po kërkohej nga Interpoli, sipas një fletarresti të lëshuar në vitin 2016.

Sipas të dhënave të policisë, ai në Siri kishte shkuar në vitin 2013.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë