Loading…
Vritet edhe një grua në Gjakovë, ishte 51 vjeçare
  • 20/08/2018 | 09:37

...

Një grua 51 vjeçare ka marrë plagë vdekje prurëse nga arma e zjarrit mesnatën që shkoi.


Policia e ka konfirmuar për Metron se vrasja ka ndodhur brenda familjes, dhe i dyshuar është burri i saj, shkruan gazetametro.net.

“Mbrëmë rreth orës 00:05 Policia ka marrë informacion nga Spitali se është një viktimë femër. Rasti ka ndodhur brenda familjes”, ka thënë Lirije Podrimaj.

Ndërkohë, Metro mëson se vrasja e gruas 51 vjeçe akoma nuk po dihet nëse është bërë me paramendim apo ka qenë vrasje aksidentale.

Sidoqoftë, Policia ka konfirmuar se për pak minuta do të bëjë të ditur detajet e rastit dhe dyshimet e para.

Ndryshe, para disa ditësh Gjakova u trondit nga një ngjarje makabër e krimit në familje. Një burrë vrau gruan dhe vajzën e tij sapo kishte dalur nga paraburgimi. Për këtë vrasje më pas kishte pasur edhe protesta të grave./gazetametro.net.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë