Loading…
Vucic: Gruevski iku nëpërmes Serbisë, s’ka pasur urdhër arrest
  • 20/11/2018 | 01:53

...

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic ka deklaruar se ish Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski ka hyrë në Shqipëri, dhe më pas në Malin e Zi, pastaj nëpërmjet Serbisë dhe vendkalimit kufitar Horgosh, është futur në Hungari, transmeton gazetametro.net


Por arrestimi i tij ka qenë i pa mundur pasi që urdhërarresti nga interpoli i Shkupit është lëshuar me vonesë.

“Gruevski, me 11 nëntor është nisur nga Maqedonia me kartë identiteti maqedonase dhe i shoqëruar nga dy shtetas hungarezë, ka hyrë në territorin e Shqipërisë, pastaj në Mal të Zi ku duket se ka fjetur një natë. Pastaj më 12 nëntor pak para 22:30 është shfaqur në vendkalimin kufitar Gostum për të hyrë në Serbi, e për të dalë pastaj kah Horgoshi në Hungari”, ka deklaruar Vucic në televizionin Happy TV në Beograd.

Më pas Vucic ka sqaruar se fletë arresti është lëshuar një ditë më vonë se ngjarja në fjalë.

“Më 13 nëntor, në ora 19:35 Interpoli nga Shkupi na jep një urdhër arresti ndërkombëtar. Çfarë prisni? Të arrestojmë njerëz për të cilët nuk është lëshuar as një flet arrest i thjeshtë”, ka pyetur Vucic.

Nikola Gruevski, ishte njeriu më me influencënë në Maqedoni për 10 vitet e kaluara që mbante postin e Kryeministrit. Ai i ka ikur aktakuzave lidhur me korrupsion, të cilat e ndiqnin penalisht për ta burgosur në Maqedoni.

Parlamenti Maqedonisë, i ka hequr imunitetin e deputetit, gjë që e frikësoi Gruevskin të ikë në Hungari, për strehim dhe kërkim të azilit, pasi që Maqedonia dhe Hungaria nuk kanë marrëveshje ekstradimi. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë