Loading…
Vucic ishte i nervozuar sot në Bruksel, nuk i foli as Thaçit para takimit
  • 08/11/2018 | 21:23

...

Komisioni Evropian ka publikuar në faqen e vet zyrtare një video nga atmosfera para takimit mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe zyrtares së lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Teksa Mogherini po priste dy presidentët për të realizuar një fotografi të përbashkët, videoja shfaq Vuçiqin dhe Thaçin që as nuk përshëndeten me njëri-tjetrin.

I pari vjen presidenti Thaçi, i cili pasi merr një sugjerim nga Mogherini për realizimin e fotografisë së përbashkët, zë vend para foto-reporterëve.

Ndërkaq, pas tij vjen Vuçiq dhe nuk përshëndetet me presidentin e Kosovës.

Më të fundit
...
  • 15/11/2018 | 09:09
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë