Loading…
Vucic kërkoi nga BE garanci për anëtarësim, i reagon zëdhënësja në bllok
  • 14/09/2018 | 16:52

...

Në një intervistë të dhënë për Reuters, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, kishte kërkuar garanci për hyrje të Serbisë në BE deri më 2025 në rast se arrihet marrëveshja me Kosovën.


Për këto deklarata të presidentit serb ka folur zëdhënësja e përfaqësueses së lartë e BE’së, Maja Kocijancic, transmeton gazetametro.net

Kocijancic ka thënë se Serbia duhet të plotësojë kriteret dhe të vazhdojë punën mbi normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, dhe se BE ka qenë mjaft të qartë për këtë.

“Serbia është ajo e cila duhet të bëjë atë çfarë është e nevojshme për përparim në procesin e zgjerimit. Gjithashtu, është përcaktuar qartë se duhet vazhduar puna në marrëveshjen në mes të Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve.

Kjo punë këtu është në vazhdim dhe ne e kemi qenë të qartë se cilat janë pritjet tona”, ka përfunduar Kocijançiq për Radio Evropa e Lirë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë