Loading…
Vucic nuk ftohet në Lutjet e Mëngjesit: Kush mori ftesë
  • 11/01/2018 | 19:12

...

Ndër përfaqësuesit e lartë shtetërorë të Serbisë, ftesa për pjesëmarrje në Lutjet e Mëngjesit  në Washington nuk kanë marrë as presidenti Aleksandar Vucic, e as kryeministrja Ana Brnabic, transmeton GazetaMetro.net.

Ftesat i kanë marrë ministri i jashtëm, Ivica Dacic, ministri pa portofol, Nenad Popovic, nënkryetari i Parlamentit Vladimir Marinkovic dhe lideri i SPO, Vuk Draskovic me gruan e tij, raportojnë mediat serbe

Grauaja e Drasskovicit, Danica, i ka thënë gazetës Politika, se sipas të gjitha gjasave do të udhëtojnë përpos nëse këtë ua pamundëson moti i papërshtatshëm në Amerikë.

Prej kur ka nisur të mbahet ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit në vitin 1953, ajo mbahet të enjten, në fillim të muajit shkurt, ndërsa shpenzimet e udhëtimit dhe vendosjes i bartin mysafirët. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë