Loading…
Vucic nuk tregon se “për çka po bisedon më shqiptarët e Kosovës”
  • 10/08/2018 | 13:20

...

Kryetari serb nuk ka dashur “t’i hapë letrat e Serbisë, për dallim prej Thaçit, Haradinajt e disa ndërkombëtarëve…”


Duam kufij të qartë, e jo improvizim siç është sot në të cilin diçka shkruan, e diçka krejt tjetër kemi në terren, ka thënë kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic për gazetën “Novosti”, duke arsyetuar idenë e kufizimin me shqiptarët, për të cilën ka folur ai.

Duke zbërthyer këtë qëndrim, ai ka thënë se nuk thënë asgjë të re dhe se opcionin e kufizimit po e avokon për vite me radhë, transmeton gazetametro.net.

Vucic, sipas gazetës, nuk ka dashur t’i nxjerrë në dritë disa gjëra si dhe për çka po bisedon më shqiptarët e Kosovës, sepse kështu do t’i hapte letrat e Serbisë, për dallim prej Thaçit e Haradinajt, disa përfaqësuesve ndërkombëtarë, por edhe të publikut vendës të cilët i dinë të gjitha, “por asnjëherë nuk kanë biseduar apo kanë marrë pjesë në çfarëdo qoftë bisedimesh”.

Rreth skemës së brendshme të politikës serbe, ai ka thënë se më 4 nëntor nuk do të ketë kurrfarë zgjedhjesh, as referendum, si parashikojnë individë nga opozita./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë