Loading…
Vucic paralajmëron se nuk do të shkojë më në Bruksel “derisa Prishtina t’i tërheq masat”
  • 08/11/2018 | 21:13

...

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka bërë të ditur se më nuk do të shkojë për bisedime në Bruksel deri sa Prishtina t’i tërheqë masat e saja, siç është shpehur ai, të padrejta.

Vucic pas raundit të parë të bisedimeve ka thënë për RTS-në se Serbinë e presin ditë të rënda në kuptimin politik.

Ai ka përmenduar tarifat e vëna doganore në mallrat serbe nga ana e pushtetit të Kosovës, dhe ka shtuar se këtë Evropa e dënoi, por se askush nuk u shqetësua shumë për këtë.

Sipas tij, Serbia po tentohet të përjashtohet padrejtësisht nga rrjeti elektrik në veri të Kosovës, dhe këtë, ka thënë ai, po e bëjnë evropianët, e jo shqiptarët.

Vucic ka përmendur edhe mosthemelimin e Asociacionit të komunave serbe, i cili sipas tij nuk po fromohet me fajin e Prishtinës.

“Kur dikush kërcënon me dërgimin e ushtrisë në veri, vë tarifa prej 10 përqind dhe dhjetë vite pas nënshkrimit e shkel marrëveshjen e CEFTA-s, si mund të prisni të merremi vesh për çkadodoftë”, ka thë ai, transmetojnë mediet serbe.

Ai ka thënë se nuk do të ndodhë dërgimi i Ushtrisë së Kosovës në veri.

“Për çfarë të flasim atëherë, deri sa askush nuk përmbush asgjë”, ka thënë Vucic.

Vucic ka thënë edhe se nuk ka folur për shkëmbim territoresh asnjëherë, mirëpo do të vazhdojë dialogun për të parë se çfarë fiton Serbia nga ky proces:

“Ne do të diskutojmë shumë gjëra dhe të shohim çka do të fitojë Serbia dhe pasi të shohim çka fiton Serbia, pastaj do të shohim. Nuk kam folur për shkëmbim të territoreve, unë nuk s’kam folur për këtë. Të respektohen marrëveshjet. Sapo të fillojnë t’i përmbushin obligimet që i kanë nënshkruar para 10 vjetëve dhe 5 vjetëve, ne do të diskutojmë”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë