Loading…
“Vucic po planifikon të shkaktojë trazira në veri të Kosovës”
  • 13/06/2018 | 14:30

...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, është sulmuar me akuza të reja në lidhje me Kosovën.


Kryetari i Partisë Popullore Serbe, Vuk Jeremic, ka akuzuar presidentin serb se po dëshiron të shkaktojë trazira në veri të Kosovës, transmeton gazetametro.net

Ai ka thënë se Vucic po planifikon ta bëjë këtë me qëllim që të lehtësohet anëtarësimi i Kosovës në OKB.

Jeremic ka pretenduar se Vucic po kërkon të bëjë koncesione për Kosovën që ta fus Serbinë në NATO. Ai vlerëson se me këto koncesione presidenti serb është duke e shitur Serbinë.

Ndryshe, Aleksandar Vucic e ka bërë të qartë se Serbia e ka humbur Kosovën, por se marrëveshja përfundimtare, sipas tij, nuk duhet të jetë favorizuese vetëm për Kosovën. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë