Loading…
Vucic – të dërguarit të SHBA’së: Mund të bëjmë kompromis për Kosovën
  • 14/03/2018 | 12:27

...

Presidenti serb Aleksandar Vucic është takuar të mërkurën me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropë dhe Eurazi, Wess Mitchell, të cilit i ka thënë se Serbia është e gatshme të bëjë kompromis sa i përket Kosovës, por ka thënë se jo deri në atë masë sa të poshtërohet populli serb.


Vucic me këtë rast ka kritikuar Prishtinën zyrtare për mos përmbushje të marrëveshjeve të Brukselit. Ai ka thënë se Serbia ka përmbushur të gjitha marrëveshjet e Brukselit, për dallim nga Kosova që nuk po bën këtë me marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, përcjell gazetametro.net.

Ndërsa në pyetjen e gazetarëve nëse Serbia po shqyrton mundësinë që të pranojë krijimin e Ushtrisë së Kosovës, gjë të cilën zyrtari amerikan e tha hapur në Prishhtinë se SHBA e mbështet këtë, Vucic tha se SHBA e ka njohur Kosovën dhe është shumë e logjikshme që ta kërkojë këtë, por Serbia kurrë nuk do ta mbështesë këtë. Sipas tij, Serbia për këtë nuk obligohet nga asjë marrëveshje apo bazë ligjore, përfshirë këtu edhe Marrëveshjen e Kumanovës së vitit 1999.

Vuçiç tha gjithashtu se nuk është sekret që Shtetet e Bashkuara haptazi e mbështesin pavarësinë e Kosovës, madje edhe ushtrinë, dhe se kjo është një ide legjitime për ta.

Nga ana tjetër Mitchell më shumë ka folur për miqësinë serbo – amerikane, duke përmendur edhe momente historike që i lidhin të dy popujt. Diskursi i tillë i zyrtarit amerikan, vjen pasi në Serbi, Amerika vazhdon të shihet si vend armik, që ka udhëhequr bombardimin e Serbisë gjatë vitit 1999, dhe ndarjen e Kosovës nga ky shtet.

Mitchell, me këtë rast ka theksuar se Serbia është shtylla kurrizore e stabilitetit dhe paqes në Ballkan, dhe Serbia dhe Shtetet e Bashkuara kanë miqësi prej 100 vitesh.

“Ne ishim aleatë në dy luftërat botërore, dhe presidenti ynë Woodrow Wilson ngriti flamurin serb në vitin 1918 në Shtëpinë e Bardhë dhe u bëri thirrje amerikanëve të luten për të gjithë serbët. Kompanitë amerikane në Serbi punësojnë 18.000 njerëz”, tha Mitchell duke shtuar se ai do të donte që miqësia ndërmjet Serbisë dhe SHBA’së të kthehet si në kohërat e vjetra. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë