Loading…
Vucic “zgjedh heshtjen” për deklaratën e Komsicit për Kosovën
  • 11/10/2018 | 17:39

...

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic, nuk ka dashur ta komentojë deklaratën e anëtarit të sapozgjedhur kroat të Kryesisë së Bosnjë-Hercegovinës Zeljko Komsic, ndërsa ka thënë se nuk është i lumtur për shkak të asaj deklarate.


“Serbia e dëshiron bashkëpunimin e mirë me Bosnjë-Hercegovinën dhe me treshin e anëtarëve të sapozgjedhur të Kryesisë”, ka thënë sot në Kralevë, duke shtuar se nuk është i lumtur për shkak të asaj deklarate, por se nuk do të shfrytëzojë çdo mundësi për t’u përgjigjur.

“Dëshiroj që në mënyrë të përgjegjshme t’i qasem ndërtimit të marrëdhënieve në regjion dhe marrëdhënieve me BeH-në, ka thënë Vucic, duke shtuat se ndonjëherë është më mirë të heshtë, transmeton gazetametro.net.

Zeljko Komsic dje ka deklaruar se për të Kosova është shtet i pavarur dhe do të ishte mençuri që BeH-ja ta njohë.

Vucic ka folur edhe rreth dialogut me Kosovën, duke thënë se populli nuk e ka pranuar “zgjidhjen” e tij.

“Kam parë se kundërshtimi i publikut për atë që kam menduar të ofroj, me vjen vështirë prej kësaj sepse mendoj se ideja ime ka qenë e ardhmja më e mirë për Serbinë, por kjo do të shihet vetëm pas 15 deri 20 vitesh. Nuk mund ta ndryshoj vullnetin e popullit, me këtë duhet të pajtoheni, por edhe populli duhet ta mbajë mend se kam qenë për zgjidhje ndryshe”, ka thënë Vucic sipas medieve serbe./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë