Loading…
Vula 2700 vjeçare në Jerusalem
  • 03/01/2018 | 16:33

...

Arkeologët izraelitë gjetën një vulë 2700-vjeçare të argjilës, për të cilën besohet se i përkiste guvernatorit biblik të Jerusalemit.


Artefakti është shkruar në gjuhën e vjetër hebre dhe duket se i përket guvernatorit të qytetit, e cila në atë kohë ishte pozita më e shquar në Jerusalem, njoftoi Administrata izraelite për antikitetet.

Vula ka madhësi më të vogël se sa monedhat dhe ka dy konture të burrave përballë njëri-tjetrit. Ajo është gjetur afër Murit të vajtimit në Qytetin e Vjetër.

“Gjetja e vulës prej argjilës përputhet me historinë biblike për ekzistimin e guvernatorit të qytetit të Jerusalemit 2700 vjet më parë,” tha njëri nga gjetësit e saj, Shlomit Weksler-Bdolah nga Administrata izraelite për antikitetet.

Sundimtarët e Jerusalemit janë emëruar nga mbretërit dhe në Bibël përmenden dy herë – në Librin e Dytë të Mbretërve dhe Librin e Dytë të Kronikave.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë