Ministri i punëve të brendshme të Serbisë Aleksandar Vulin i ra ndërmend ta luaj politikanin finok duke u shtirur se është një njeri paqësor që ka synim paqen. Ai përsëriti togfjalëshin ‘bota serbe’ përsëri pasi ja doli ta bëjë temë pas disa muaj që e shmangnin atë si jo fort politikan serioz, transmeton Gazeta Metro.
Vulin po e mjel sa mundet këtë retorikë të paraqitet si avangarda e egër e presidentit serb Vucic që janë të gatshëm të sakrifikohen për atdhe me urdhër të shefit. Ka muaj që e përmend këtë lloj teorie Vulin, që nga shtatori i vitit të kaluar, e cila u aktualizua kur u rihapën temat e krimeve të luftës së Serbisë.
Vucicit as në Serbi nuk po i ndezë të bindë dikë që nuk e di se çfarë do të nxjerrë nga goja ‘serbi i madh’ Vulin. Me gjithë respektin për të tha Vucic, politika jonë është mos ndryshimi i kufijve. Shih ti, ka muaj që e përmend Vulin këtë çështje për të mbledhur rreth vetes ultranacionalistët serb që po e akuzojnë presidentin për tradhti, të mos shkojnë tek.
Ministri serb Vulin që sa herë i vjen rasti vesh një lloj uniforme, s’përton fare të luaj palaçon e të shtiret se nuk po kupton edhe sot e gjeti të shpotisë krahun më pak agresiv serb opozitar kur u krenua se po punon mirë për Serbinë tek po e kritikon Natasa Kandic dhe Vesna Pesic.
“Kur e nderuara me çmimin kroat Danica, e ftuara e nderit në seancën kur e ashtuquajtura Kosovë shpalli pavarësinë dhe e nderuar nga Thaçi me hartën e artë të Kosovës, Natasa Kandic dhe bashkë me të Vesna Pesic duan shkarkimin tim, atëherë e di që po punoj për të mirën e popullit serb. Më vjen keq që kërkesës nuk ju bashkua edhe Marinika Tepic, që përsëri së bashku të kërkojnë pranimin e gjenocidit në Srebrenicë” tha Vulin në njoftimin e tij.
Tutje ai vazhdonte të shtirej se deklaratat e tij janë normale kur flet për formimin siç e quan ‘bota serbe’’, Vulin pyeti “si nuk ju pengon këtyre njerëzve përpjekja e përgjakshme e shkëputjes së Kosovës, por ju pengon bashkimi paqësor i serbëve?.
Në Serbi opozita hapur i tha se edhe telat e marionetave po shihen kur flet Vulin, që i mban Vucic./gazetmetro.net