Loading…
Vulin: Zgjidhje kompromisi me Kosovën, demarkacioni dhe ndalimi i shtrirjes së Shqipëri së Madhe
  • 22/07/2018 | 10:14

...

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se për Serbinë një zgjidhje kompromisi me Kosovën është “demarkacioni dhe ndalimi i shtrirjes së Shqipërisë së Madhe”.


Vulin, në një intervistë për mediumin kontrovers serb “Kurir”, ka thënë se pret që Kosova t’i vazhdojë provokimet dhe përpjekjet për të stopuar dialogun.

“Ata e dinë se negociatat me [Aleksandar] Vucicin nuk janë të mira për ta, dhe këtë e pranojnë me vështirësi”, ka thënë Vulin, transmeton Koha.net.

Në lidhje me vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, ai tha se “Prishtinës dhe një pjese të madhe të komunitetit ndërkombëtar po u konvenon që të mos arrihet deri tek zgjidhja” e rastit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë