Loading…
Vullkani ka nisur të hedhë në ajër gjëra të rrëzikshme, paralajmërohet rrezik i ri
  • 17/05/2018 | 17:45

...

Sikur të mos mjaftonte llava që derdhet kudo, hiri vullkanik apo gazrat toksikë, vullkani “Kilauea” në ishullin e madh në Hauai ka nisur të hedhë në ajër edhe copa shkëmbinjsh.


“Gurët balistikë”, siç njihen nga ekspertët, janë copa shkëmbi me përmasa të ndryshme, që trysnia e madhe brenda vullkanit i hedh me forcë jashtë tij.

Autoritetet thanë se kanë gjetur dhjetëra nga këta gurë, disa me përmesa deri në 60 cm, sa një pajisje kuzhine.

Rreziku i ri iu është shtuar atyre që prej dy javësh shqetësojnë banorët e Hauait dhe kanë detyruar qindra prej tyre të braktisin shtëpitë.

Por, “gurët balistikë” nuk janë një sinjal i mirë sipas ekspertëve, të cilët thonë se situata mund të përkeqësohet, pasi fluturimi i shkëmbinjve nga vullkani tregon për trysni të lartë.

Autoritetet thanë se, në të shkuarën ka pasur raste gurësh balistikë sa një makinë, që janë hedhur një kilometër llarg vullkanit, ndërsa të tjerë më të vegjël disa kilometra larg.

Por, problemi kryesor me “gurët balistikë” është se ata tregojnë aktivitet më të madh vullkanik, që mund të rezultojnë në një shpërthim masiv, ndryshe nga ç’është parë deri tani./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë