Loading…
VV dhe LDK koordinohen në Kuvend, nuk votojnë disa ligje
  • 12/07/2018 | 12:23

...

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nis me miratimin e disa projektligjeve nga seanca e kaluara, megjithatë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, njoftuan se janë koordinuar që mos të votojnë disa projektligje.

Fillimisht janë miratuar projektligji për Efiçiencë të energjisë, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete dhe projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, por jo edhe projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme COSME) 2014-2020”, për shkak të mungesës së kuorumit.

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, njoftoi se janë koordinuar edhe me Lidhjen Demokratike për mos votimin e projektligjit.

Kurse, kryesuesi i seancës, Kadri Veseli, e falënderoi qëndrimin por tha se të gjitha projektligjet kaluan. Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se mendimin për çdo prolektligj ata japin me votë. Kurse, Veseli i tha se po respekton rregulloren më shumë se sa duhet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë