Loading…
VV dhe të dorëhequrit në negociata për ndarjen e komisioneve dhe ulësve në Kuvend
  • 14/03/2018 | 18:39

...
Gjatë mbledhjes së Kryesisë ku u zyrtarizua edhe grupi i ri parlamentar, që përbëhet nga të dorëhequrit në mes palëve u debatua për uëlset në Kuvend.

Siç mëson Gazeta Metro, VV dhe grupi i ri janë marrë vesh që së bashku të zgjidhin punën e ndarsjes së komisioneve dhe ulësve.

Ndërkohë, Dardan Sejdiu po flet në një konferencë për media duke dhënë informacione të reja në lidhur me grupin e ri të krijuar nga ta.

Deputetët e Grupit të Deputetëve të Pavarur, kanë zënë vende mbrapa grupit parlamentar të Lëzvizjes Vetëvendosje.

Tani partia e Albin Kurtit ka 13 deputetë më pak, duke ngelur me vetëm 19 deputetë, nga 32 sa i kishte pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Grupi prej 12 deputetëve të ndarë nga VV pritet të themelojnë parti të re. Ndërsa një deputete, Donika Kadaj – Bujupi, është rikthyer në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë