Loading…
VV do të pengojë votimin me të gjitha mjetet, s’përjashtohet as gazi
  • 20/03/2018 | 14:26

...

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nëpër media kanë artikuluar fjali me përsëritjen e shpeshtë të fjalës ‘demokraci’, mirëpo duket se metodat e vjetra jodemokratike nuk i kanë harruar.


Metro mëson se deputetët e VV’ja janë përgatitur që të vonojnë dhe pengojnë me të gjitha mjetet ratifikimin e Demarkacionit, shkruan gazetametro.net.

Deputetët e VV’së në krye me Albin Kurtin do të pengojnë edhe fizikisht seancën, të cilën gjë e kishin bërë edhe më herët.

Madje, siç mëson Metro, edhe gazi lotësjellës nuk përjashtohet, ani pse përdorimi i tij vitin e kaluar ka dërguar para gjykate mjaft deputetë.

E vonesa për votimin do të bëhen edhe me metoda demokratike. Kanë qenë vetë VV e LDK që kanë thënë publikisht që do të shfrytëzojnë minutazhin në foltore. VV’ja me qëllim të vonimit, e LDK’ja me qëllim të paraqitjes se ‘po votohet marrëveshja e njëjtë që dikur bllokohej’.

Ndërkohë, akoma nuk është qartësuar a do të ketë votim sot, pasi çështja e numrave akoma është delikate. Tërheqja e Ramiz Kelmendit dhe mungesa e një vote tjetër, ka bërë që koalicioni qeveritar të mos ta ketë të qartë ecurinë e seancës.

Sidoqoftë, VV’ja së bashku me dikur opozitën e bashkuar(AAK-Nisma-VV), kishin bllokuar për një kohë të gjatë Demarkacionin. Një kohë e kishin përdorur së bashku gazin, por ai sot mund të përdoret edhe kundër disave që kishin hedhur edhe vetë./gazetametro.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë