Loading…
VV’ja godet Haradinajn: Nuk ndryshoi kufiri, ndryshoi AAK’ja
  • 21/02/2018 | 13:44

...

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca duke folur për ndryshimin e qëndrimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, ka thënë se Haradinaj po mbetet pa fytyrë.


Sipas Konjufcës, me ankesmarrëveshjen për demarkacionin nuk po bëhet korrigjimi i vijës kufitare, por po ndryshon qëndrimi i AAK-së dhe Nismës, që dikur ishin kundër kësaj marrëveshjeje

“Nuk është që ka ndryshuar demarkacioni i Murat Mehës, por kanë ndryshuar AAK-ja dhe Nisma. Ky është problemi dhe zhvillimi i ri në Kosovë këto ditët e fundit.

Nuk bëhet fjalë pra për korrigjim të kufirit në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit, por për devijim të qëndrimit të Haradinajt në drejtim të Murat Mehës, shkruan Zeri.

Po iu kujtohet ai rasti kur Haradinaj ia pati hedhur në fytyrë hartat Murat Mehës, Problemi është se ai që po mbetet pa fytyrë është kryeministri i Kosovës, kurse fatkeqësisht po ngadhënjen vet Murat Meha”, është shprehur Konjufca.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë