Loading…
VV’ja i revanshohet Shpend Ahmetit, ia bën drejtorin shef të Qendrës në Prishtinë
  • 14/03/2018 | 15:28

...

Lëvizja Vetëvendosje e ka zgjedhur Koordinatorin e ri të Qendrës së saj në Prishtinë.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, VV ka bërë të ditur që kryetar i qendrës së partisë në kryeqytet është caktuar Arben Vitia, transmeton Gazeta Metro.

“Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në mbledhjen e saj të fundit, ka zgjedhur për Koordinator të Qendrës së Prishtinës, anëtarin e kryesisë, drejtorin aktual të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, z. Arben Vitia”, thuhet në njoftim.

Vitia është drejtor i ekipit të Shpend Ahmetit në Komunën e Prishtinës, ndërsa në këtë pozitë vjen pas dorëheqjes së Ylli Hoxhës nga kreu i qendrës, i cili u largua nga VV bashkë me një numër të madh anëtarësh të rëndësishëm.

Vitia udhëheq sektorin e Shëndetësisë në Prishtinë, ndërsa konsiderohet njeri i afërt me Albin Kurtin. Pas dorëheqjes së Ahmetit nga partia, VV’ja mund ta shohë pikërisht te Vitia pasardhësin e tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë