Loading…
VV’ja kundër të gjithëve, s’e voton Demarkacionin
  • 21/02/2018 | 12:32

...

Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka ndryshuar qëndrimin për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Këtë, përfaqësuesit e VV’së, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca, e kanë përsëritur në një konferencë shtypi që po mbahet në selinë e kësaj partie në Prishtinë, raporton Gazeta Metro.

Kryetari i VV’së, Albin Kurti, e ka cilësuar aneks-marrëveshjen mes dy presidentëve si mashtrim dhe që nuk e përmirëson marrëveshjen e vjetër të demarkacionit, të cilën VV, bashkë me Haradinajn në opozitë e kishin kundërshtuar edhe me gaz lotsjellës.

“Nënshkrimi i Thaçit në Podgoricë dhe nënshkrimi i tij në Vjenë nuk janë nënshkrime të ndryshme”, tha Kurti, duke shtuar që marrëveshjen liderët nuk e kanë bërë për qytetarët.

“Ratifikimin e kanë për vete. Po ta kishin për qytetarët, do ta luftonin korrupsionin e çështjet tjera me rëndësi”, shtoi Kurti.

Ndërkaq, Konjufca akuzoi Kryeministrin Ramush Haradinaj për ndërrim të qëndrimit nga ai që mbante sa ishte në opozitë, dhe shtoi që me këtë, Haradinaj ka gënjyer qytetarët me kauzën me të cilën u bë Kryeministër.

“Marrëveshja e re nuk përbën kurrfarë aspekti obligativ për Malin e Zi, prandaj VV nuk e përkrah assesi një marrëveshje të tillë”, tha Konjufca, duke shtuar që për mënyrën e kundërshtimit nga VV do të vendoset në mbledhjen e sotme të orës 15:00 në VV. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë