Loading…
Walter Becker, maestroja i thjeshtësisë muzikore
  • 05/09/2017 | 22:44

...

Mos e kërkoni Walter Beckerin në ato listat e pafundme, në të cilat rangohen “perënditë e kitarës së viteve ’70”. Ai shumë rrallë përmendet në të njëjtin vend me emrat e mëdhenj si Eric Clapton apo Jimmy Page, ose Duane Allman, Carlos Santana, a Billy Gibbons e Frank Zappa.


Becker, i cili vdiq të dielën në moshën 67-vjeçare, qëndron larg nga këta klasikë të kitarës, në një qosh të errët gjysmë të neglizhuar, dhe kontributi i tij për kanionin e muzikës rock është më i pacaktuar qartë, transmeton “Koha Ditore”.

Ai ka pasur shkathtësi të larta teknike në kitarë, por nuk ishte kitarist me lëvizje jashtëzakonisht të shpejta. Ai nuk ishte njeri i skenave të mëdha.

Nganjëherë madje nuk i interpretonte pjesët e mëdha solo – dhe rregullisht angazhonte punonjës studiosh për t’i realizuar pjesët e fuqishme kur interpretonte hitet e “Steely Dan”, të cilat i kishte shkruar bashkë me vokalistin Donald Fagen.

Nëse muzika pop është një luftë konstante ndërmjet asaj që është e njohur dhe idesë për të renë moderniste, dhuntia e Beckerit ishte aftësia për të goditur të dyja ekstremet përnjëherë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë