Loading…
Wenger bie pre e mashtrimit: Uron ish-lojtarin e tij për fitore në zgjedhjet presidenciale
  • 12/10/2017 | 19:42

...

Media të ndryshme raportuan këto ditë që ish-futbollisti legjendar i Milanit, George Weah, ka fituar garën për President të Liberisë, gjë që – tash për tash – nuk është e vërtetë. Në fakt, Weah ka kandiduar për President, por gara si duket ka shkuar në raundin e dytë, pasi asnjë kandidat nuk ka arritur të mbledhë 50 përqind të votave.


Edhe trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka rënë pre e kësaj dezinformate, pasi francezi tha që dëshiron ta përgëzojë ish-lojrarin e tij te Monaco, për ‘fitoren e madhe në shtetin e tij’. Wenger kishte punuar me Weah’n te Monaco gjatë viteve të 90’ta.

“Nuk ndodh shpesh që një ish-lojtar i yti të bëhet President i ndonjë shteti”, tha Wenger. “Urime për Weah dhe dëshiroj që ai të punojë me dëshirën e njëjtë për të fituar”.

BBC raporton që rezultatet zyrtare ende nuk janë publikuar, edhe pse është dashur që kjo të ndodhte ditën e zgjedhjeve, ndërkohë që partia më e madhe në shtetin afrikan ka akuzuar komisionin zgjedhor për manipulime të rezultatit.

Sulmuesi legjendar afrikan ishte zgjedhur tri herë lojtari më i mirë afrikan, dy herë kampion në Itali, një herë kishte fituar Topin e Artë, kurse tash është kandidat për President të Liberisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë