Loading…
Wenger thotë se Mkhitaryan ka gjithçka, flet për Aubameyang
  • 23/01/2018 | 20:45

...

Arsene Wenger e ka vlerësuar lartë futbollistin e ri të Arsenalit, Henrikh Mkhitaryan, ndërsa e ka lënë të hapur mundësinë që sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang të bëhet pjesë e skuadrës në janar.


“Henrikh është një lojtar shumë i kompletuar. Ai krijon shanse, mbrohet mirë dhe kalon distanca të mëdha. Poashtu është shumë i përkushtuar. Më duhet të them se është një lojtar që i ka të gjitha vetitë”, tha Wenger.

I pyetur për mundësinë që edhe Aubameyang të kalojë te Arsenali, ai konfirmoi bisedimet, por tha se nuk e di sa janë afruar qëndrimet me palën tjetër.

“Asnjëherë nuk e di sa afër jeni. Është një nga ato rastet ku lojtari e ka një mundësi të transferimit, por ka edhe gjëra të tjera ndërmend. Kemi shumë mundësi  dhe vendimi përfundimtar nuk është marrë ende”, deklaroi Wenger. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë