Loading…
Xavi tregon kush duhet të zëvendësojë Neymar’in, nuk është Coutinho
  • 12/08/2017 | 23:43

...

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandes, beson se futbollisti i duhur për të zëvendësuar brazilianin Neymar te ekipi katalunas është Ousmane Dembele i Borussia Dortmundit, përcjellë Gazeta Metro.


“Ai është i shkathët, më shumë cilësi fizike dhe teknike, dhe inkuadrohet shumë shpejt në aksion. Ai është i shkëlqyeshëm në pasimin e fundit”, ka thënë Xavi për Eurosport.

“Tani është 20 vjeç. Kjo ka dy domethënie: e ka të ardhmen përpara, por edhe se duhet të tregojë që është mentalisht i fortë për tu përshtatur në një ekip aq kërkues si Barça”.

“Mosha është pika e tij e fortë, e poashtu edhe e dobët. Por, me ato cilësi që ka, klubi duhet të rrezikojë. Çmimi? Në ditët e sotme çdo lojtar i mirë vlen miliona”, vlerësoi Xavi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë