Loading…
Xhaka flet për 2 asistimet e tij dhe gabimin që bëri mbrëmë
  • 12/08/2017 | 11:41

...

Granit Xhaka ka komentuar fitoren dramatike të Arsenalit në lojën hapëse të Premier Ligës, që u zhvillua mbrëmë në Emirates kundër Leicester City.


Loja që përfundoi me rezultat 4-3 në favor të Arsenalit, është për Xhakën një lojë ku pati edhe gabime nga ana e tij, por siç ai vlerëson me rëndësi është që arritën t’i marrin 3 pikët, përcjell Gazeta Metro.

Ai i dhuroi topçinjëve dy asistime për dy minuta, dhe statisikat e tij ishin mjaft pozitive.

Xhaka e pranon se ishte faji i tij për golin e dytë të pranuar nga Leicester-i.

“Goli i dytë ishte për fajin tim, por me rëndësi unë e vazhdova punën. Nuk isha nervoz pas atij gabimi-dhe të dy asistimet e mia ishin me rëndësi për Arsenalin”, thotë ai, i cili njihet për natyrën e tij paksa të ashpër në fushë, për të cilën edhe shpesh u ndëshkua me të kuq.

“Ishte e rëndësishme të fitojmë”, tha ai për Arsenal Player, shkruan Gazeta Metro.

“Ne e filluam shumë mirë, pastaj për shkak se bëmë gabime i lejuam Leicesterit dy gola. Mirëpo ne fituam, dhe kjo është me rëndësi, ne do të vazhdojmë të punojmë shumë”, tha ai ndër tjerash.

Ai thotë se është i lumtur për fitoren dhe se çdo kush dha më të mirën në fushë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë