Loading…
Xharra: Haradinaj të kërkojë falje, politikanët s’mund të flasin për shkollë
  • 13/09/2017 | 15:22

...

Ish-gazetarja Arbana Xharra, tash anëtare e PDK’së, ka kërkuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj që t’u kërkojë falje të gjithë gazetarëve të Kosovës, përcjell Gazeta Metro.


“Kryeministri duhet me iu kërku falje të gjithë gazetarëve të Kosovës”, ka reaguar Xharra, pasi Haradinaj iu drejtua një gazetareje gjatë një konference duke i thënë se është e pashkollë dhe se nuk di të lexojë në gjuhën angleze.

“Gazetare mos u tutni me bo pyetje, e sa per shkolle, politikanet jane te fundit qe mujin me iu fole per kete teme”, shkroi tutje Xharra.

Haradinaj u nervozua me pyetjen që kishte lidhje me deklaratën e ambasadës amerikane për Demarkacionin, ku thuhej që SHBA’të mbështesin marrëveshjen ekzistuese për demarkim të kufirit.

Ndaj deklaratës së Kryeministrit ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe anëtarë të shumtë të shoqërisë civile. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë