Loading…
Xhavit Haliti nuk i mori 8 milionë nga Ahmeti Krasniqi, por 3.2 milionë
  • 27/05/2018 | 22:07

...

Debati i javëve të fundit, e që është i vjetër gati 20 vite, rreth milionave të luftës, ka sjell detaje të reja nga këto transaksione të fshehura.


Anton Quni thoshte se Xhavit Haliti mori gati 8 milionë marka nga Ahmet Krasniqi, ndërkohë që Xhavit Haliti insistonte se nuk është e saktë shuma, transmeton gazetametro.net.

Mirëpo, në një dokument të siguruar nga emisioni i Insajderit, Indoks, kuptohet se Xhavit Haliti mori 3 milionë e 270 mijë euro nga koloneli Krasniqi.

Dokumenti i 7 majit të 1998, tregon se Xhavit Haliti pranoi 3 milion e 270 mijë marka nga Ahmet Krasniqi.

Mbi 3.2 milionë marka u bartën nga fondet e Republikës së Kosovës u bartën tek UÇK’ja, por akoma nuk dihet ku u shpenzuan, e për këtë gjë pyeti edhe Quni në Kuvend.

Ndërkohë, Gani Hoxha, aktivisti i “3%” thotë se duhet të hetohen këto miliona, duke premtuar që ai dhe familja janë në dispozicion për këtë çështje.

Sidoqoftë, Hoxha thotë se Haliti kishte marrë edhe 5 milionë nga Bujar Bukoshi e Isa Mustafa, mirëpo fjalët e Anton Qunit lidheshin me paratë që i kishte dhënë Halitit koloneli Ahmet Krasniqi. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë