Loading…
Yahoo shkon në histori
  • 10/01/2017 | 11:25

...

Vendimi për shkuarjen e Yahoo’së në histori u konfirmua në raportin e kompanisë i cili u dërgua regulatorëve amerikan.


Në raport theksohen planet e sakta se si Verizon do të marrë përsipër Yahoo’në. Të përkujtojmë se Yahoo ishte shitur për 4.8 miliardë dollarë. Ndërsa kur të kryhet i gjithë procesi i transferimit – kur të dorëzohet email’i, web faqet, aplikimet e mobilit dhe veglat e reklamave, kompania merrë emër në ri – Ataba, transmeton gazetametro.net.

Emri i ri pasqyron transformimet e Yahoo’së në kompaninë holding për investimet e liderit kinez në tregëtinë elektronike, grupit Alibaba, dhe kompanisë “Yahoo Japan”, të cilat së bashku vlejnë më shumë se 40 miliardë dollarë.

Gjithashtu theksohet se shefja e deritanishme e Yahoo’së, Marissa Mayer, do të lë këtë funkcion pas bashkimit.

Përveç Mayer, nga kompania do të shkojnë edhe disa drejtorë shumëvjeçarë – bashkëthemeluesi i Yahoo’së David Filo edhe katër drejtorë të cilët për momentin janë në këshillin drejtues.

Arsyeja e shkuarjes, siç kanë thënë, nuk ka lidhje me mospajtimet në kompani apo në ndonjë filialë të saj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë