Loading…
Ylberi i cili e theu rekordin, nëntë orë qëndroi në qiellin e Tajvanit
  • 05/12/2017 | 12:28

...

Studentët dhe profesorët e Universitetit për kulturë kineze në Taipei në Tajvan kanë pasur rastin ta shohin ylberin i cili zgjati nëntë orë rekorde.


“Ishte e pabesueshme, si të ishte dhuratë nga qielli, ishte shfaqje shumë e rrallë”, ka thënë Chou Kun-husan, profesori i Sektorit për shkenca atmosferike në atë Universitet.

Chou dhe kolegu i tij Liu Ching-hunag kanë dokumentuar ylberin rekord me ndihmën e studentëve dhe bashkësisë së kampusit. Vrojtimet, fotografitë dhe video xhirimet kanë treguar se ylberi ka zgjatur prej orës 6:57 deri në 15:55, tetë orë dhe 58 minuta., transmeton gazetametro.net.

Këto të dhëna tregojnë se është thyer rekordi për ylberin më të gjatë, i cili është shënuar në Jorkshir të Anglisë më 14 mars 1994.

Atëbotë ylberi kishte zgjatur gjashtë orë, prej orës 9:00 deri 15:00, pretendohet në librin e rekordeve të Guiness’it. Ylberet zakonisht zgjasin më pak se një orë.

Profesorët dhe studentët ishin të gatshëm për përcjellje të ylberit sepse të hënën e kaluar e kishin xhiruar një ylber i cili zgjati rreth gjashtë orë.

Kushtet të cilat mundësojnë ylberet jetëgjatë janë: monsunet sezonale verilindore të cilët të ngujuar në lagështi në ajër krijojnë retë, drita e diellit dhe era relativisht e ngadalshme të shpejtësisë prej 2 deri 2.5 metra në sekondë, pretendojnë agjencitë.

Këto kushte janë të zakonshme për periudhën dimërore në malet e Jangmingshanit, ku edhe gjendet kampusi i studentëve./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë