Loading…
Ylli argjentinas u ndëshkua qëllimisht me karton të kuq vetëm që ta përcjellë nga afër derbin më të zjarrtë në botë
  • 08/11/2018 | 14:21

...

Mesfushori i Zenit St Petersburg, Leonardo Paredes po akuzohet nga tifozët e klubit se u ndëshkua qëllimisht me karton të kuq në ndeshjen kundër Akhmat Groznyt


Leonardo Paredes u ndëshkua me karton të kuq shtatë minuta pa përfunduar ndeshja me Akhmat Groznyn, transmeton GazetaMetro.

Ish-ylli i Romës akuzohet nga tifozët e Zenitit se ai u ndëshkua qëllimisht me karton të kuq vetëm që ta përcjellë nga afër derbin më të zjarrtë në botë ndërmjet Boca Juniorsit dhe River Plates që do të luhet këtë të dielë në kuadër të finales së Copa Libertadores.

Paredes ka qenë ish-lojtar i Boca Juniorsit në të kaluarën dhe e dinë mjaft mirë se çfarë do të thotë ky derbi në Argjentinë.

Ai do t’i mungojë Zenitit në ndeshjen e ardhshme kundër CSKA Moskës në kampionatin rus. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë