Loading…
Ylli i Arsenalit nuk vazhdon kontratën, kërkon kalimin te Manchester United (Foto)
  • 14/09/2017 | 11:17

...

Arsenali është në hall me futbollistët që do të mbeten pa kontratë në fund të këtij sezoni e që po refuzojnë të vazhdojnë negociatat për marrëveshje të re.


Rasti më i zhurmshëm ishte ai i Alexis Sanchez, i cili gjatë kësaj vere donte të shkonte te City, por Wenger refuzoi ta shiste. City po përgatit ofertë të re për të në janar, kurse Arsenali do të detyrohet ta pranojë shitjen, ose ta lejojë të largohet i lirë gjatë verës.

Situata është e njëjtë edhe me mesfushorin Mesut Ozil, që ka shprehur dëshirën për të shkuar te Manchester United ku do të bashkohej me ish-trajnerin e tij te Real Madridi, Jose Mourinho.

Edhe Ozil, ashtu si Sanchez, nuk po nënshkruajnë kontratat e reja me Arsenalin. Ai kishte luajtur nën menaxhimin e trajnerit portugez për tri vite, 2010-2013, para kalimit në Londër.

Ozil është kritikuar ashpër për paraqitjet e tij këtë sezon, madje edhe nga legjenda Thierry Henry, që ka thënë se Ozil është më shumë pengesë se sa ndihmë për ekipin. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë