Loading…
Ylli i luftës kibernetike
  • Jan 9, 2017 | 13:21

...

Jemi mësuar të shohim vetem hakerë burra. Por nuk do të thotë që nuk ka gra hakere. Edhe pse në numër të vogël, por që ekzistojnë, kjo është e sigurtë.


Më e komplikuar është të kuptosh nëse dikush nga ato bën pjesë tek skuadra e piratëve informatikë të Vladimir Putin, të akuzuar si dora e zgjatur e Moskës për të ndikuar në zgjedhjet amerikane dhe për të çorientuar opinionin publik.

Përderisa tensionet ndërkombëtare mbi sigurinë kibernetike rriten, tash së fundi edhe në Francë, në rrjetet sociale kanë nisur të dalin konspiracionit e para.

Emri i Alisa Shevchenko është rasti i parë që po përflitet më se shumti.

E pranishme në Twitter me profilin @badd1e, asaj i atribuohet ‘Zorsecurity’, një kompani e specializuar në sigurinë informatike e sanksionuar nga presidenti Obama pasi konsiderohet si vegël e GRU’së, shërbimi ushtarak rus.

Shevchenko, konsiderohet nga analistët një yll i luftës kibernetike, por ajo vetë, në një intervistë për ‘The Guardian’ ka mohuar gjithçka lidhur më Moskën dhe Putin’in.

Pasi i thotë gazetës se po shkruan nga një fshat pak orë larg Bangkokut, në Tajlandë, Alisa shprehet se çështja e hakerimit rus po gjeneron një “histeri të madhe nëpër botë”.

Kur u pyet nga gazeta nëse supozimet e inteligjencës amerikane gabohen kur akuzojnë ‘Fancy Bear’, një grup hakerësh rusë, Alisa nuk u përgjigj fare. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë