Loading…
Ylli i U-21 të Kosovës: Krenar që jam shqiptar, nëse është nevoja do të vdes për shtetin tim
  • 08/11/2018 | 09:04

...

Vetëm pak më parë, në një status të faqes ”Fansat e futbollit kosovar”, ku këta të fundit flisnin për një besë të prerë të Ardian Ismajlit ndaj ish-presidentit të ndjerë Fadil Vokrri, pasi mbrojtësi i Hajdukut u largua nga Kosova dhe zgjodhi Shqipërinë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Mirlind Dakut


Një nga talentet më të mëdha shqiptar që premton aq shumë për të ardhmen e luan me Osijekun, ende nuk e ka bërë zgjedhjen e tij përfundimtare se cilën Kombëtare do të përfaqësoj, megjithëse një gjë është e sigurtë, atje ku ai do të shkojë, do të flitet shqip.

Por të menjëhershme kanë qenë disa reagime, të cilat komentin e Dakut: “Ndryshe do të ishin punët nëse Vokrri do të ishte gjallë”, e kanë interpretuar në disa mënyra.

“Atëherë shko edhe ti me të”, ishte ideja e disa prej komentuesëve që vinin në këtë faqe. Vetë futbollisti që ka dhënë kontributin e tij të madh edhe për Kosovën U-21, nuk mund të qëndronte në heshtje, duke bërë një reagim edhe në “Facebook”.

“Unë jam rritur duke e përkrahur Kosovën dhe Shqipërinë, dhe nëqoftë se më vjen rradha të përfaqësoj njerën prej tyre, unë jam krenar që jam shqiptar. Kam zhvilluar ndeshje me U-21 e Kosovës, kam luajtur i lënduar vetëm për të derdhur djersë për shtetin tim, por askush nuk luan dot me djersën time. Mos u merrni me portale të tilla.

Deri tani kam qenë pjesë e U-21 dhe do të pranoja një ftesë më kënaqësi nga Kombëtarja A. Jam krenar që jam shqiptar dhe vdes për shtetin tim, nëse më jepet mundësia”, shprehet Mirlind Daku, për të disatën herë, pasi këto fjalë i ka thënë edhe për “Shqiperia.ch” përpara pak kohësh.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë