Loading…
Ylli kosovar kërkon falje: Po ndihem shumë keq, jam penduar për veprimin e bërë ndaj Maltës
  • 12/10/2018 | 10:04

...

Hekuran Kryeziu do t’i mungojë Kosovës për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe pasi u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Maltës


Kosova e mposhti Maltën 3-1 mbrëmë në stadiumin Fadil Vokrri në një ndeshje ku ‘Dardanët’ gjatë 90 minutave ishin shumë më të mirë se kundërshtari i tyre, raporton GazetaMetro.

Por, Kosova në ndeshjen e ardhshme që do ta luajë më 14 tetor ndaj Ishujve Faroe do të jetë pa Hekuran Kryeziun.

Mesfushori i kombëtares së Kosovës do të mungojë shkaku i kartonëve. Ai u ndëshkua në minutën e 70-të në ndeshjen ndaj Maltës.

Tamás Bognar, gjyqtari kryesor i ndeshjes e kishte paralajmëruar disa herë Kryeziun, por ky i fundit nuk dëgjoi atë dhe hungarezi e ndëshkoi me karton të verdhë mesfushorin e Zurich.

Pas ndeshjes ylli kosovar ka thënë se ndihet shumë keq pasi nuk do të mund ta ndihmojë kombëtaren për ndeshjen e ardhshme.

“E kam marrë edhe një karton të verdhë dhe i kam rënë shumë pishman pasi që nuk mund të luaj ndeshjen e radhës. Po ndihem shumë keq,” ka thënë Kryeziu. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë