Loading…
Ymeri tregon nëse të dorëhequrit po themelojnë parti të re
  • 19/01/2018 | 21:42

...

Pasardhësi i Kurtit në krye të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, e ka kritikuar atë për mënyrën që ka zgjedhur për të shpallur dhe zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të Vetëvendosjes.

Ymeri ka thënë që mënyra se si Kurti kandidoi për kryetar ‘nga burgu’ nuk është mënyra më e mirë dhe që ishte si ‘në kushte të luftës’.

Sa i përket asaj nëse do të ketë parti të re nga ata që nuk pajtohen çfarë po ndodhë në VV, Ymeri ka thënë që secili opsion është i hapur dhe që deri tash nuk ka pasur diskutime të tilla.

“Nuk e di se çfarë forme do të marrë kjo pakënaqësi, por pakënaqësia është e thellë”, tha Ymeri.


Visar Ymeri ka thënë që Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë të vështirë t’i shpëtojë ndarjes.

Duke folur në RTV 21, Ymeri ka thënë që më parë ka pasur shpresa që kriza në VV mund të kalojë, porse me kalimin e kohës, atij i është ulur shpresa që kjo mund të ndodhë.

“Më është zvogëluar shpresa që Vetëvendosje mund t’i shpëtojë ndarjes pasi në të kaluarën kam besuar në sinqeritetin e njerëzve të caktuar, por tash e kam parë që disa persona nuk janë të gatshëm të vënë VV’në para gjërave personale”, tha Ymeri.


Ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka folur për përçarjen nëpër të cilën po kalon Vetëvendosje, pasi plasi skandali në publik e shumë anëtarë dhanë dorëheqje nga partia, transmeton Gazeta Metro.

Ymeri, në Argument Plus të RTV 21, e ka fajësuar drejtpërdrejt Albin Kurtin për fushatën linçuese ndaj disa njerëzve brenda Vetëvendosjes, gjë që e ka sjellë situatën aty ku është edhe sot: pranë ndarjes.

Ymeri ka thënë që Kurti ka qenë ai që ka nisur fushatën kundër disa njerëzve brenda VV’së me qëllim të eliminimit të disa njerëzve brenda partisë, fushatë që sipas Ymerit, ka filluar rreth muajit tetor të vitit 2016.

Madje sipas Ymerit, Kurti në një rast kishte kërkuar që Dardan Molliqaj të mos kandidojë për deputet të Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit, dhe kjo siç tha Ymeri, është e pakuptimtë për secilin anëtar të VV’së.

Fillimisht, Ymeri ka treguar që kritikat dhe mospajtimet brenda VV’së kanë nisur për dy arsye. E para që dyshohej që brenda VV’së kishte njerëz që punonin për shërbime të huaja, kurse e dyta që disa persona brenda partisë janë rehat në pozicione të ndryshme përmes së cilave kanë ndikuar në VV. Sipas Ymerit, krejt këto akuza fillimisht janë drejtuar ndaj Dardan Molliqajt, e më pas edhe ndaj anëtarëve të tjerë siç është Aida Dërguti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë