Loading…
Zaev zbulon emrin e ri: Republika e Maqedonisë së Veriut
  • 12/06/2018 | 19:26

...

Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për media në selinë e Qeverisë së Maqedonisë, së bashku me anëtarët e tjerë të qeverisë ka folur në lidhje me marrëveshjen eventuale për emrin e ri të Republikës së Maqedonisë.

Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar sot gjatë konferencë për gazetarë, ku ka dhënë detaje për arritjen e marrëvshjes për emrin: Republika Veriore e Maqedonisë, duke ruajtur kështu identiteti nacional dhe kulturor të popullit maqedonas.

Ai ka thënë kjo është një marrëveshje historike e cila i hap rrugë integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Zaev ka deklaruar se për marrëveshjen do të merret qëndrimi i qytetarëve në referendum, ndërsa do të duhet të miratohet në Kuvend.

Sipas marrëveshjes, Zeav tha se gjuha maqedonase pranohet- me shpjegimin se Maqedonia e Veriut pranon në marrëveshje se kjo gjuhë ka origjinë sllave (ashtu siç është regjistruar në kornizën e OKB-së)

Ndërkaq sa i përket shtetësisë do të jetë me termin maqedonase/ qytetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut me arsyetimin shpjegim të qartë se njerëzit e këtij vendi nuk kanë kurrfarë lidhje me kulturën e Greqisë antike./

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë