Loading…
Zaharova: Rusia nuk ka ndryshuar qëndrim rreth Kosovës
  • 10/08/2018 | 13:33

...

“Kjo është çështje e brendshme por edhe qëmoti problem ndërkombëtar”, ka thënë Zaharova dhe ka shtuar se Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së “askush nuk e ka anuluar”


Serbia e Rusia janë partnerë të rëndësishëm dhe Moska mbetet konsekuente kur ështënë pyetje Kosova, ka thënë në Beograd zëdhënësja e ministrisë ruse të punëve të jashtme, Marija Zaharova.

Në konferencën për gazetarë pas bisedës me shefin serb të diplomacisë, Ivica Dacic, ajo ka thënë se “është me rëndësi të jesh konsekuente në qëndrim”.

“Kjo është çështje e brendshme por edhe qëmoti problem ndërkombëtar”, ka thënë Zaharova dhe ka shtuar se Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së “askush nuk e ka anuluar” dhe se Rusia përpiqet për respektimin e së drejtës ndërkombëtare, transmeton gazetametro.net.

“Gjithmonë i kemi respektuar vendimet të cilat do të jenë të dobishme për popullin e Serbisë” ka shtuar ajo.

Në pyetjen se a do të ketë problem Rusia me ndryshimin e kufijve në Ballkan, me rastin e propozimit për ndarjen e Kosovës dhe kufizimit, Zaharova ka thënë se “kjo më shumë është pyetje për shtetasit serbë” dhe se Rusia është konsekuentë në qëndrimin e saj./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë