Loading…
Zanfina Ismaili braktis muzikën për një profesion tjetër
  • 12/10/2017 | 09:37

...

Megjithëse projektet e saj muzikore kohët e fundit kanë qenë më të pakta, askush nuk mendoi se Zanfina Ismaili kishte vendosur kaq herët të tërhiqet nga muzika dhe ta bëjë këtë përfundimisht.


“S’je ai mo”, kënga që Zanfina publikoi disa muaj më parë, ishte edhe projekti i fundit i artistes që, me gjasa, nuk do të jetë më pjesë e tregut muzikor.

Asnjëherë më herët Zanfina nuk kishte dhënë një deklaratë të tillë. Madje, shumë prej fansave të motrave Ismaili prisnin që ato së shpejti të vinin me një bashkëpunim, por kjo, për fat të keq, me sa duket nuk do të ndodhë.

Në një intervistë për Express rozë, Zanfina ka deklaruar se ka marrë një vendim për ta lënë përfundimisht muzikën. Tani e tutje, ajo do t’i përkushtohet profesionit të saj si juriste për të cilin ka investuar shumë vite të jetës së saj.

Megjithatë, me muzikë Zanfina merret qysh fëmijë, madje së bashku me të motrën, Adelinën, ato janë ngjitur në skenë që fare të vogla, kështu që nuk e ka aspak të lehtë ta lërë mënjanë.

E pyetur nëse do t’i mungojë muzika e mund të rikthehet në një kohë tjetër, Zanfina thotë: “Merrem me muzikë që prej moshës 4-vjeçare. Po më vjen edhe keq që po e them, por llogarit sa shumë vite kam në këtë profesion.

Ia di hilet, lodhjet, streset e kënaqësitë kësaj pune, por dua ta lë si hobi. Muzika ka mbetur si pjesë e qejfit tim. Kështu si e kam vendos, po ndihem mirë”, thotë ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë