Loading…
Zbriten në 4.1% interesat e kredisë në euro
  • 11/11/2017 | 13:25

...

Ulja e normës së interesit të euros, kredi/depozita, pritet të japë efekte në zbutjen e fenomenit të euroizimit në ekonomi.


Banka e Shqipërisë bën të ditur se, interesi mesatar për kredinë e re në euro, në 3-mujorin e fundit 2017, zbriti në 4.1%, nga 4.7% që ishte në tremujorin e mëparshëm.

Interesat për kredinë në euro janë ulur tek të gjitha maturitetet, por ndikimin kryesor e dhanë ato për kredinë afatgjatë.

Sipas qëllimit të përdorimit, vihet re se ulja ka qenë e konsiderueshme tek interesat për kredinë për investim të bizneseve, si dhe tek ato për konsum për individët.

Ndërkohë, interesat e kredisë hipotekare për individët nuk kanë ndryshuar nga tremujori i kaluar.

Diferenca e normës mesatare të kredisë në lekë kundrejt asaj në euro u rrit lehtas në këtë tremujor, duke reflektuar uljen e interesave për kredi në euro, por në terma mesatarë për këtë vit ajo mbetet pranë nivelit të vitit të kaluar./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë