Loading…
Zbritja e çmimit të Nutellas shkakton trazira në marketet e Francës
  • 26/01/2018 | 18:04

...

Një zbritje e madhe e Nutellas në një supermarket në Francë ka shkaktuar zënka në mes të konsumatorëve, të cilët po nxitonin të përfitonin nga zbritja, transmeton Gazeta Metro.

Supermarketi Intermarche e zbriti çmimin e Nutellas për 70 përqind, duke bërë që çmimi të zbresë nga 4.50 euro në 1.40.

Një punëtore e marketit ka thënë për mediat që konsumatorët ishin si kafshët. Dikush e tërhoqi një grua prej flokësh, një grua tjetër e moshuar u godit në kokë, kurse një konsumator pësoi lëndime në dorë.

Një tjetër punëtore e marketit i ka thënë një gazete franceze që ata ishin munduar të ndalin tërë këtë turmë, por nuk kishin pasur sukses, sepse konsumatorët e tërbuar shtynin edhe anëtarët e stafit.

Ndërkohë, prodhuesi i Nutellas, Ferrero, ka lëshuar një komunikatë përmes së cilës ka pohuar që zbritja është vendosur njëanshëm nga marketi. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë