Loading…
Zbulim i ri i shkencës: Zorra qorre është organ shumë i rëndësishëm
  • 10/01/2017 | 15:52

...

Një kohë të gjatë është konsideruar se zorra qorre është plotësisht e panevojshme dhe një nga organet të cilin kirurgët më së shpeshti e largojnë nga organizmi sepse mund të vjen deri te të kallurit dhe shpërthimi dhe të gjendjeve tjera të rrezikshme për shëndetin.

Mirëpo, hulumtimet më të reja kanë treguar se zorra qorre e cila funkcionon krejtësisht normal, në të vërtetë është rezervoari kyç për ruajtje të bakterieve “të mira” në lukth, transmeton gazetametro.net.

Shkencëtarët kanë zbuluar se zorra qorre ka evoluar ashtu që krijon shumë inde limfatike të cilat janë ideale për stimulimin e bakterieve shumë të dobishme.

Ekspertët gjithashtu paralajmërojnë se ky zbulim ka rëndësi shumë më të madhe se që paramendojmë sepse shumë pak dijmë për atë se si këto bakterie ndikojnë në shëndetin tonë.

Deri tani nuk ishte ditur se përse njerëzit kanë zorrë qorre. Për të hulumtuar më mirë funksionin e saj, hulumtuesit nga Univerziteti i Arizonës kanë përcjellur evoluimin në 553 gjitarë me zorrë qorre, transmeton gazetametro.net.

Mjaft çuditëse, ajo nuk është zhdukur nga asnjë vijë duke treguar se megjithatë e ka funksionin e caktuar.

Por kjo nuk është e tëra, hulumtuesit kanë zbuluar se llojet e kafshëve me zorrën qorre kanë koncentrim më të madh të indit limfatik i cili është kyç për sistemin tonë imunitar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë