Loading…
Zbulim shokues për prejardhjen e Hitlerit
  • 14/11/2017 | 15:17

...

Mostrat e ADN’së të marra nga 39 kushëri të liderit nazist zbulojnë se Hitler’i mund të ketë lidhje biologjike me grupet etnike të cilat u përpoq t’i shfarosë gjatë Holokaustit.


Gazetari belg Jean Paul Mulders dhe historiani Marc Vermeeren kanë përcjellë dhe hulumtuar të afërmit e Hitler’it, duke përfshirë edhe një fermer austriak, transmeton gazetametro.net.

Kromozomi i quajtur Haplogroup E1b1b1 i cili është paraqitur në mostra është shumë i rrallë në Evropën Perëndimore dhe më së shpeshti paraqitet në Marok, Algjeri dhe në Tunizi, si dhe në mes të çifutëve, transmeton gazetametro.net.

“Nga këto zbulime mund të thuhet se Hitler’i ishte i lidhur me njerëzit të cilët i urrente më së shumti”, ka shkruar Mulders.

“Ky është rezultat befasues”, ka thënë Ronny Decorte, specialist i gjenetikës.

“Afera është shumë interesante nëse e krahasojmë me konceptin e nazistëve të botës, në të cilin raca dhe gjaku ishin tema qendrore. Ndërsa brengosja e Hitler’it për prejardhjen e tij nuk ishte e paarsyeshme. Është e qartë se nuk ishte “i pastër”.

Kjo nuk është hera e parë që historianët pretendojnë se Hitler’i ka pasur prejardhje çifute.

Konsiderohet se babai i tij Alois ishte fëmija e shërbëtores Maria Schicklgruber  dhe të një çifuti 19 vjeç./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë