Loading…
Zbulohen klauzolat e çmendura të kontratës së Neymar te PSG – klubi ia mbyllë gojën brazilianit vetëm me para
  • 09/11/2018 | 12:00

...

Janë zbuluar detaje nga klauzolat e kontratës së Neymarit te PSG dhe janë disa gjëra për të cilat duhet folur shumë


Paris Saint Germain ka vendosur klauzola të çuditshme në kontratën e Neymarit dhe klubi francez pretendon t’ia mbyllë gojën yllit brazilian vetëm me anë të milionave, transmeton GazetaMetro.

Gjiganti francez në vend se t’i gjobisë lojtarët, ata i shpërblen me para në rast se sillen mirë dhe nuk kundërshtojnë vendimet e klubit.

Neymar përfiton 2.5 milionë euro në vit në rast se nuk i përzihet fare trajnerit në punën e tij. Nëse ylli i PSG nuk e kundërshton asnjëherë Thomas Tuchelin në fund do të shprëblehet me hiq më pak se 2.5 milionë euro.

375 mijë euro në vit ai do t’i përfitojë vetëm nëse përshëndet tifozët para dhe pas ndeshjes.

2 milionë euro do të përfitojë Neymar nëse futet në top treshen e lojtarëve që do të jenë kandidatë për Topin e Artë.

Në një klub ku shumë mendojnë se menaxheri ka pak kontroll, kjo duket të jetë mënyra e vetme e PSG-së për t’u siguruar që lojtarët të luajnë dhe të mos shfaqin pakënaqësi. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë