Loading…
Zbulohet antibiotiku që nuk mund t’i rezistojnë as viruset më vdekjeprurëse |FOTO
  • 10/10/2018 | 19:00

...

Antibiotiku që mund të trajtojë infeksione vdekjeprurëse si MRSA  është gjetur thellë në pjesë të Oqeanit Atlantik.


Antibiotiku i ri që po klasifikohet si revolucionar, është gjetur brenda një sfungjeri duke u rritur rreth dy kilometra nën sipërfaqën e Oqeanit Atlantik, transmeton gazetametro.net.

Ekspertët zbuluan molekulën pasi vendosen baktere nga sfrungjeri në enët e petrit të veshura me baktere nga zorrët e njerëzit, si dhe MRSA që është rezistent ndaj antibiotikëve.

Rastet e infeksioneve të cilat nuk shërohen me antibiotikë janë rritur shumë viteve të fundit në Britani të Madhe.

Shkenctarët kanë treguar se kjo baktere, e njohur tani si baktera 46, mund t’i vrasë viruset MRSA. Ajo është rritur më vonë edhe në laborator, dhe prej saj prodhohet një ngjyrë e kuqe e ndezur.

Ndryshe, ata e kanë konsideruar zbulimin e këtij antibiotiku si një epokë të artë për këtë fushë./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë