Loading…
Zbulohet cilët lojtarë i kërkoi Messi te Barcelona pas ikjes së Neymarit
  • 21/11/2017 | 23:32

...

Shpesh flitet që Lionel Messi është i përfshirë në politikën e transferimeve të Barcelonës. Edhe pse ai vet e ka mohuar këtë, mediat spanjolle raportojnë që argjentinasi ishte drejtpërdrejt i përfshirë në opsionet që kishte Barcelona për të zëvendësuar Neymarin, mikun e mirë të Messit që iku drejt Parisit për 222 milionë euro, transmeton Gazeta Metro.


Radio ‘Sin Concesiones’ ka raportuar që 10’shi i Barçës u u kishte rekomanduar drejtuesve të Barcelonës që të sjellin në ekip bashkëkombasin e tij, Angel Di Marian dhe brazilianin e Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Për të dy këta lojtarë, Barcelona dërgoi oferta dhe zhvilloi bisedime tërë verën, por as PSG e as Liverpool nuk pranuan ofertat e Barçës. Për brazilianin raportohet që marrëveshja është ‘ende gjallë’, pasi Liverpooli është pajtuar ta shesë ngaqë lojtari nuk pranon të heqë dorë nga lëvizja drejt Barcelonës.

Përndryshe, Barcelona gjatë verës transferoi francezin Ousmane Dembele nga Dortmundi për 147 milionë euro, por zëvendësuesin e Neymarit ende nuk e ka gjetur. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë